Ballina Flash

Profesioni i ri i ligjëruar… dado për qentë

ROMË, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Këshilli Rajonal i Piemontes ka miratuar propozimin e kreut të grupit Forza Italia, Paolo Ruzzola, që parashikon ligjërimin e  profesionit të kujdestarëve të qenve.

“Masa nuk lind nga fantazitë tona, por nga dëgjimi i vëmendshëm i atyre që ofrojnë shërbimin dhe atyre që e përdorin atë: është çështje e njohjes së një kategorie të re në zhvillim punonjësish, që meriton respekt dhe jo tallje apo ironi”, shtoi ai.

“Projektligji ka qenë në Komision për më shumë se nëntë muaj, ku u morën parasysh të gjitha ndryshimet e paraqitura”, tha Ruzzola pak para votimit.

Me shumicën e qendrës së djathtë, votuan gjithashtu pro edhe Lëvizja 5 Yjet dhe M4o./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takim me Blinken në Bruksel
Artikulli tjetërZgjedhjet për kreun e ri të PD-së/Gjana: Deri në orën 13.00, pjesëmarrja 31.3%. Lista e votimit të anëtarësisë s’ka asnjë ndryshim