Ballina Aktualitet

Rama takim me Blinken në Bruksel

TIRANË, 13 qershor/ATSH/- Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin e publikuar nga Departamenti i Shtetit bëhet e ditur se “sot në 5:30 me orën lokale, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë)”.

Njoftimi i plotë i Departamentit amerikan të Shtetit:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken do të shoqërojë presidentin amerikan Joseph R. Biden, Jr. në udhëtimin e tij në qershor në Cornwall (BM), Bruksel (Belgjikë) dhe Gjenevë (Zvicër).

Më 10-12 qershor, Sekretari do të marrë pjesë në angazhimet dypalëshe të Presidentit rreth takimit të G7-s në Cornwall.

Ai më pas do të shoqërojë Presidentin në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE në 15 qershor, të dyja në Bruksel.

Më në fund, ai do të marrë pjesë në takimin dypalësh të Presidentit Biden me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, në Gjenevë.

Sot në 5:30 me orën lokale,  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë).

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Merkel: Gjermania kontribut të konsiderueshëm në shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19
Artikulli tjetërProfesioni i ri i ligjëruar… dado për qentë