BM – Merkel: Gjermania kontribut të konsiderueshëm në shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19

FALMOUTH, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar se Gjermania planikon një “kontribut të konsiderueshëm” drejt shpërndarjes së vaksinave antiCOVID-19 në vendet e varfra.

“Gjermania do të jetë përgjegjëse për 350 milionë doza vaksinash të shpërndara”, tha sot Merkel në përfundim të samitit të G7-s në Cornëall, Angli.

“Këtu përfshihen edhe 30 milionë doza që Gjermania ka porositur për t’i dhuruar”, shtoi ajo, duke përmendur edhe problemet e furnizimit për prodhuesit e vaksinave.

Kancelarja sqaroi se pjesa më e madhe e kontributit të Gjermanisë do të bëhet përmes iniciativës COVAX, ku Gjermania është donatori i dytë më i madh.

“Qëllimi është të sigurojmë që të gjithë njerëzit të kenë akses në vaksinat. G7 ka rënë dakord që pandemia mund të mposhtet vetëm globalisht. Mënyra për të dalë nga pandemia janë vaksinat”.

Merkel përsëriti se G7 synon të shpërndajë një total prej 2,3 miliardë doza vaksinash deri në fund të vitit 2022./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.