Ballina Bota

SHBA – KB zgjedh pesë anëtarë të rinj në Këshillin e Sigurimit

NJU JORK, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur pesë shtete të reja në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë.

Midis janarit 2022 dhe dhjetorit 2023, Brazili, Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gaboni dhe Gana do të kenë një vend në organin më të fuqishëm të KB.

Këshilli i Sigurimit mund të zbatojë rezoluta që janë të detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar, të tilla si embargo armësh ose sanksione.

Në Këshill ka dy lloje anëtarësh: anëtarët e përhershëm, që janë SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe BM dhe kanë të drejtën e vetos dhe 10 anëtarët e përkohshëm, që zgjidhen për dy vjet secili./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Këshilli Europian miraton zyrtarisht Certifikatën Dixhitale COVID
Artikulli tjetërRindërtimi dhe investimet në vepra publike/ Kryebashkiaku Arbana: Shijaku pas tërmetit ka rilindur