BRUKSEL – Këshilli Europian miraton zyrtarisht Certifikatën Dixhitale COVID

BRUKSEL, 11 qershor /ATSH-ANA/ – Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders mirëpriti miratimin zyrtar të Certifikatës Dixhitale COVID të BE-së nga Këshilli Europian.

“Presim me padurim ceremoninë e nënshkrimit të rregullores, që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në Parlamentin Europian”, shkroi ai në Twitter.

Certifikatat e vaksinimit, testit dhe imunizimit do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.