Rindërtimi dhe investimet në vepra publike/ Kryebashkiaku Arbana: Shijaku pas tërmetit ka rilindur

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Shijaku është shndërruar i tëri në një kantier të madh, ku falë Programit të Rindërtimit, çdo lagje e rrënuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit po ringrihet nga themelet.

Pas ndërtimit të infrastrukturës së re të Ujësjellës Kanalizimeve, po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente, që jo vetëm do ndryshojnë cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, po edhe vetë kushtet urbane të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana e ka cilësuar këtë një periudhë të rëndësishme për qytetin, për rindërtimin dhe investimet e tjera që po bëhen në Shijak.

Ai shprehet se “në Shijak po rrisim fëmijët tanë. Kjo është arsyeja kryesore për të përmirësuar gjërat e jetës së përditshme”.

“Pas tërmetit qyteti ka rilindur. Bashkia me mbështetjen e Kryeministrit, po përpiqet ta zhvillojë Shijakun në çdo drejtim. Investimet e kryera këto dy vite janë themelet e të ardhmes së qytetit tonë”, u shpreh Arbana.

“Punët që po bëhen në Shijak do të lënë gjurmë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë me misionin tonë, sepse shijakasit meritojnë më të mirën. Shijaku, familja ime e madhe”, theksoi Arbana. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.