Ballina Bota

TURQI – Cavusoglu: Axhendë pozitive në takimin Erdogan-Biden

STAMBOLL, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Turqia do të shkojë me një axhendë pozitive në takimin e parë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan me homologun amerikan, Joe Biden që prej zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, parashikuar të hënën në kuadër të samitit të drejtuesve të NATO-s në Bruksel, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

“Po shikojmë që SHBA po kërkon të punojë me Turqinë në shumë sektorë strategjikë”, shtoi ai.

“Ne e kemi parë këtë në të gjitha kontaktet tona që kemi pasur deri tani”, theksoi kreu i diplomacisë turke në një intervistë për televizionin shtetëror TRT duke përmendur krizat në Libi dhe në Siri, por gjithashtu dhe çështje mbi mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor, në Detin e Zi dhe në Kaukaz.

Më herët, Erdogan e kishte përshkruar këtë takim si një fillim i mundshëm i një epoke të re në marrëdhëniet  Ankara-Washington.

Në takimi mes dy drejtuesve, që vjen pas përplasjeve për njohjen nga Biden të gjenocidit armen, çështjet për t’u trajtuar do të jenë të ndryshme, sanksione për sistemin e raketave ruse S-400, blerë nga Ankaraja, ekstradimi i refuzuar i manjatit dhe imamit Fethullah Gulen, që Erdogan e konsideron si trurin e grushtit të shtetit 2016./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë përfituara nga veprimtari kriminale, sekuestrohen 3 milionë euro pasuri
Artikulli tjetërRitme të larta punimesh në bajpasin e Vlorës/ Kreu i ARRSH-së, Berberi: Synojmë hapjen gjatë këtij sezoni turistik