FUTBOLL – Sarri trajneri i ri i Lazios

ROMË, 10 qershor /ATSH-AA/ – Klubi i futbollit Lazio ka angazhuar trajnerin italian, Maurizio Sarri për të drejtuar skuadrën.

Klubi italian i Serie A tha në një deklaratë se Sarri, 62 vjeç, u bë trajneri i ri i ekipit të parë të Lazios.

Ky pozicion ishte i lirë pasi Simone Inzaghi u largua nga Lazio për t’u bashkuar me Interin,  më 3 qershor.

Sarri më parë ka drejtuar Napolin, Chelsean dhe Juventusin.

Ai udhëhoqi Chelsean e Anglisë për të fituar trofeun e Ligës Europa të UEFA-së në vitin 2019.

Në vitin 2020, Sarri fitoi titullin e kampionatit italian me Juventusin.

Ai u largua nga Juventusi në verën e vitit 2020.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.