Ballina Bota

COVID-19 – Uashingtoni lehtëson paralajmërimin për udhëtimet

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA ka lehtësuar paralajmërimin e saj për udhëtarët që dëshirojnë të udhëtojnë në disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë, Kanadanë, por edhe Japoninë një muaj e gjysmë para Lojërave Olimpike.

Këto vende, së bashku me shumë të tjera, që u prekën nga paralajmërimi i nivelit maksimal 4 (“Mos udhëtoni atje”) për shkak të krizës shëndetësore, po ulen në nivelin 3 (“Shmangni udhëtimin atje”), sipas faqes në internet të diplomacisë amerikane.

Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i shpjegoi lehtësimet me një “ndryshim metodologjik” në analizën e rrezikut shëndetësor për udhëtarët, i kryer nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Ky lehtësim vjen në një kohë kur Bashkimi Europian ka vendosur të lejojë hyrjen e udhëtarëve amerikanë të vaksinuar kundër COVID-19, por po kërkon reciprocitet në SHBA, që ende e ndalon ardhjen e joamerikanëve dhe jorezidentëve nga Zona e Shengenit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Bullgari, bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e shëndetësisë
Artikulli tjetërAZHBR financon subjekte prodhuese që plotësojnë standardet europiane të sigurisë ushqimore