AZHBR financon subjekte prodhuese që plotësojnë standardet europiane të sigurisë ushqimore

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, një komponent tejet të rëndësishëm të zhvillimit, ka mbështetjen e investimeve që rrisin standardet e produkteve për konsumatorin.

Në një mesazh në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, Drejtoresha e AZHBR-së tha se “nuk mund të linte pa nënvizuar kontributin e AZHBR-së në këtë fushë”.

Sipas saj, siguria ushqimore ka të bëjë me sigurinë kombëtare, është një temë tejet serioze që prek të tashmen dhe të ardhmen për breza me radhë.

“COVID-19, përveç se na tregoi se çfarë do të thotë pandemi, për jetën sociale të gjithsecilit nga ne, risolli në vëmendje ushqimin e shëndetshëm si baza që forcon imunitetin për të përballuar një jetë vitale”- u shpreh Krifca.

“AZHBR një komponent tejet të rëndësishëm të zhvillimit ka mbështetjen e investimeve që rrisin standardet e produkteve për konsumatorin. Në asnjë rast ne nuk financojmë subjekte që nuk plotësojnë minimalisht standardet kombëtare të sigurisë ushqimore dhe në përqindjen më të lartë të mbështetjes kemi financuar subjekte prodhuese dhe përpunues ushqimorë që kanë plotësuar standardet europiane të sigurisë ushqimore të cilat për hir së të vërtetës janë ndër më striktet në botë. Ne e vlerësojmë certifikimin e këtyre investimeve si një rregull të pakundërshtueshëm për financimin e investimit”- deklaroi ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.