BAKU, 4 qershor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e gjashtë të sezonit që do të zhvillohet në Azerbajxhan.
Çmimi i Madh i Azerbajxhanit do të zhvillohet me 51 xhiro në pistën e gjatë 6 kilometra në rrugët e kryeqytetit Baku.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 6 qershor në orën 14:00.
Para Çmimit të madh të Azerbajxhanit, Lewis Hamilton nga Mercedes ka fituar tri gara, ndërsa Max Verstappen nga Red Bull Honda dy gara.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Azerbajxhanit janë si më poshtë:
– Klasifikimi i pilotëve
- Max Verstappen (Holandë): 105 pikë
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 101
- Lando Norris (Britani e Madhe): 56
- Valtteri Bottas (Finlandë): 47
- Sergio Perez (Meksikë): 44
– Klasifikimi i ekipeve
- Red Bull: 149
- Mercedes: 148
- McLaren: 80
- Ferrari: 78
- Aston Martin: 19 /os/






















