TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën e cila u arrestua pak muaj.
Ish-gjyqtarja e Krujës u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, eksperti shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale lironin të dënuarit.
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit si dhe Hekuran Billa.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Hoxhën më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Hoxha ka kërkuar 4 herë ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e saj, ndërkohë që secila prej tyre është rrëzuar. /j.p/























