Ballina Flash

FOKUS – Variantet e Covid-19 do të emërtohen me germat e alfabetit grek

NJU JORK, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se variantet Covid-19 do të njihen me shkronjat e alfabetit grek, duke thënë se ato do të ndihmojnë në shmangien e stigmatizimit të vendeve ku shfaqen për herë të parë.

Një panel ekspertësh i thirrur nga organizata shëndetësore rekomandoi etiketimin e ri, i cili “do të jetë më i lehtë dhe më praktik për t’u diskutuar nga një publik joshkencor”, tha OBSH.

Organizata tha se sistemet ekzistuese për emërtimin dhe gjurmimin e linjave gjenetike të SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, do të mbetet i përdorur nga shkencëtarët dhe në kërkimin shkencor.

Deri më tani, OBSH-ja ka identifikuar katër variante shqetësuese.

I pari i zbuluar në Britaninë e Madhe do të njihet si Alpha, i pari që gjendet në Afrikën e Jugut do të jetë Beta dhe i pari i identifikuar në Brazil do të jetë Gama.

Më e fundit nga katër, e cila u zbulua për herë të parë në Indi dhe përcaktoi një variant shqetësimi në 11 maj, do të njihet si Delta.

Njoftimi për etiketimin erdhi kur shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se pandemia e koronavirusit ishte shumë shumë larg nga zhdukja./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallen fituesit e Fondit të Përkthimeve nga shqipja në gjuhë të huaj
Artikulli tjetërShqipëria merr zyrtarisht Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane