Ballina Flash

Spitali Memorial i Fierit/ Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot lajmin e mirë të zhvillimit të operacionit të parë nga ekipi i mjekëve shqiptaro-turk.

“Bravo ekipit të përbashkët të mjekëve shqiptaro-turk, Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika. S’ka kohë për pushim”, tha Manastriliu, ndërsa ndau foto nga salla e operacionit.

Spitali Memorial i Fierit do të shërbejë si qendër ekselence, ndërkohë që operohet me staf të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni antikanabis/ Arrestohen 16 persona, në kërkim 24 të tjerë në Krujë
Artikulli tjetërTë 16 landet gjermane poshtë pragut të incidencës së koronavirusit