TIRANË, 27 maj/ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se që prej hyrjes në fuqi të ligjit për Agjencinë e Trajtimit të Pronave, janë regjistruar në total 16.462 kërkesa për njohje pronësie.
Po ashtu, Gjonaj tha se “nga miratimi i ligjit deri në përfundim të afatit ligjor, janë përfunduar 9512 kërkesa për njohje pronësie”.
“Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri janë ekzekutuar 746 vendime, ku 72 prej tyre janë mbyllje procedimi”, tha Gjonaj.
Ndërkohë ajo theksoi se për 674 vendime është shpërndarë një vlerë financiare prej 7,1 miliardë lekësh dhe 691,04 ha fond toke për kompensim fizik.
/m.m/j.p/























