Ballina Flash

Italia në krye të studimit për internetin hënor

ROMË, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Italia, në krye të njërit prej dy studimeve për krijimin e rrjetit të internetit për Hënën, do të garantojë shërbime të komunikimit dhe pozicionimit në funksion të misioneve të ardhshme.

Kontrata për studimin e fizibilitetit u nënshkrua midis Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe Telespazio, në rolin kryesor të një konsorciumi ndërkombëtar.

“Ne e dimë që dekada që sapo ka filluar do ta shohë sërish njeriun në Hënë, këtë herë me qëllimin për të qëndruar atje”, tha Luigi Pasquali, drejtori ekzekutiv i Telespazio.

“Sateliti ynë do të shohë një prani të qëndrueshme të burrave, grave dhe robotëve të punësuar për lloje të ndryshme veprimtarish, si shkencore, ashtu edhe tregtare dhe atëherë do të jetë e nevojshme të garantohen shërbime thelbësore për këto operacione”, shtoi ai.

Është vlerësuar që të paktën 80 projekte të reja do të fillojnë në vitet e ardhshme dhe për t’iu përgjigjur këtyre nevojave të reja./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManeskin triumfon në Eurovision
Artikulli tjetërMbërrijnë 60 mijë doza vaksine të Sinovac/ Manastirliu: Garantohen dozat e dyta për qytetarët. Nesër vijnë edhe 14,040 doza nga Pfizer