Ballina Flash

Maneskin triumfon në Eurovision

ROTERDAM, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Maneskin fitoi Eurovision Song Contest 2021 me këngën “Zitti e Buoni”, me 524 vota.

Në vendin e dytë Franca dhe më pas Zvicra.

Grupi muzikor romak ishte i katërti pas votimit të jurisë cilësore, por kapërceu Zvicrën, Francën dhe Maltën falë televotimit.

Maneskin u rikthye në Eurovision në Itali pas 31 vitesh; ata janë artistët e tretë italianë që fitojnë konkursin europian pas Gigliola Cinquetti në 1964 dhe Toto Cutugno në 1990.

Palazzo Chigi e uroi Maneskin për fitoren e tyre në Eurovision, në fund të festivalit, nga llogaria zyrtare në Twitter e Kryeministrit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCook: App Store një “pazar” pa kontrollin e Apple
Artikulli tjetërItalia në krye të studimit për internetin hënor