Ballina Bota

COVID-19 – Kyriakides: Duhet ta shohim verën me optimizëm të kujdesshëm

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Situata e COVID-19 po përmirësohet në të gjithë Bashkimin Europian, njoftoi eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Që nga mesi i prillit, numri i rasteve është ulur me 39% dhe 40% e popullatës së rritur të BE-së ka marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19, kurse 17% është imunizuar plotësisht.

“Tani ne mund të shohim përpara me më shumë besim, por gjithashtu ta shikojmë verën me optimizëm të kujdesshëm”, tha Kyriakides në fund të një takimi joformal të 27 ministrave.

Eurokomisionerja bëri thirrje për të mos e ulur  vigjilencën, duke shtuar “Ne duhet të jemi një hap përpara virusit”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/5/2021
Artikulli tjetërOBSH: Jo të sakta shifrat e vdekshmërisë globale nga COVID-19