Ballina Ekonomi

Ferma e Josifit, pikë reference rajonale për prodhimin e fidanëve perimorë

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural po vijon mbështetjen me grant të fermerëve në të gjithë vendin.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca solli sot shembullin e Josifit, një fermeri që merret me prodhimin e fidanëve perimorë.

“Josifi e nisi punën në bujqësi herët, si një hobi, e në pak kohë shndërrohet së bashku me sipërmarrjen e mbështetur nga AZHBR në një pikë reference rajonale për prodhimin e fidanëve perimorë”, shprehet Krifca.

Ajo tha se e viziton shpesh këtë kompleks bujqësor sepse, vijon Krifca, marr mësim e frymëzim për transformimin që po ndodh në bujqësi.

“Kësaj here, për të parë të finalizuar projektin e ri teknologjik që ka ideuar e zbatuar me mendje e teknologji shqiptare. Një serrë të re me hapësirë prej 1.6 hektarë e cila për entuziastët e bujqësisë, është festë për syrin”, deklaron Krifca.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE mbështetje bashkisë Elbasan në ngritjen e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike
Artikulli tjetërKuvendi shtyn seancën plenare të 13 majit për arsye të Fiter Bajramit