Kuvendi shtyn seancën plenare të 13 majit për arsye të Fiter Bajramit

TIRANË, 12 maj /ATSH – I. Vata/ Kuvendi i Shqipërisë shtyn seancën plenarë të miratuar nga Konferencën e Kryetarëve, për t’u zhvilluar më 13 maj për shkak të festës së Fiter Bajramit.

Në një njoftim për mediet nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se “ seanca e datës 13 maj, e planifikuar në kalendarin e miratuar nga Konferenca e Kryetarëve, nuk do te zhvillohet për arsye të Festës së Bajramit”.

Kuvendi i Shqipërisë uron besimtarët mysliman gëzuar festën e Fiter Bajramit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.