TIRANË, 12 maj/ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural po vijon mbështetjen me grant të fermerëve në të gjithë vendin.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca solli sot shembullin e Josifit, një fermeri që merret me prodhimin e fidanëve perimorë.
“Josifi e nisi punën në bujqësi herët, si një hobi, e në pak kohë shndërrohet së bashku me sipërmarrjen e mbështetur nga AZHBR në një pikë reference rajonale për prodhimin e fidanëve perimorë”, shprehet Krifca.
Ajo tha se e viziton shpesh këtë kompleks bujqësor sepse, vijon Krifca, marr mësim e frymëzim për transformimin që po ndodh në bujqësi.
“Kësaj here, për të parë të finalizuar projektin e ri teknologjik që ka ideuar e zbatuar me mendje e teknologji shqiptare. Një serrë të re me hapësirë prej 1.6 hektarë e cila për entuziastët e bujqësisë, është festë për syrin”, deklaron Krifca.
/r.e/
