Ballina Flash

FUTBOLL – Loew: Mueller në ekipin kombëtar

BERLIN, 11 maj /ATSH-DPA/ – Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Joachim Loew dëshiron të sjellë mesfushorin e Bayern Munchen, Thomas Mueller në Euro 2020 këtë verë, raportoi tabloidi ”Bild”.

Sipas raportit, Loew tashmë e ka thirrur lojtarin dhe ka treguar se ai dëshiron ta rikthejë atë në ekipin kombëtar.

Trajneri nuk dha komente për këtë çështje.

Mueller për herë të fundit luajti për Gjermaninë në Nëntor 2018 në ”Nations League”.

Në muajin mars 2019, ai u përjashtua nga ekipi kombëtar së bashku me Jerome Boateng dhe Mats Hummels./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKALIFORNI – Newsom njofton planin fiskal prej 100 miliardë dollarësh
Artikulli tjetër“Europa, amanet dhe detyrim ndaj fëmijëve tanë”/ Rama për Euronews Europe: Do të punojmë gjithnjë e më fort për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht