PORTUGALI – BE dhe India kërkojnë riforcimin e partneritetit

PORTO, 8 maj /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian dhe Nju Delhi do të riforcojnë marrëdhëniet e tyre me rastin e një samiti në Porto me rifillimin e negociatave të një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe një bashkëpunim në rritje në fushën e shëndetit, në një kohë që India po përballet me një përkeqësim të pandemisë.

“Pritshmëritë janë të larta. Jam e bindur që ne do të bëjmë një hap të madh përpara, sepse mes BE-së dhe Indisë ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar, ai i tregtisë dhe investimeve”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri indian, Narendra Modi do t’u bashkohej udhëheqësve të 27 vendeve të BE-së të mbledhur në një samit joformal në Porto, por ai u detyrua të anulonte udhëtimin e tij për shkak të shpërthimit të epidemisë, që ka shkaktuar tashmë më shumë se 230 000 të vdekur në këtë vend me 1,3 miliardë banorë.

Prodhuesit e vaksinave dhe konsideruar si farmacitë e botës, BE dhe India do të marrin gjithashtu qëndrim mbi nevojën e përgjigjes globale për pandemitë e ardhshme. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.