Sëmundja e plasjes/ MBZHR: Vaksinimi po vijon në Shkodër

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur sot se në Shkodër po vijon procesi i profilaksisë shtetërore kundër sëmundjes së plasjes.

“Trupa e Shërbimit Veterinar të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka realizuar deri më tani rreth 80% të vaksinave të vëna në dispozicion”, tha Ekonomi.

MBZHR gjatë këtij muaji do të kryejë në të gjithë vendin vaksinimin e bagëtive të imta, gjedhi, derrat dhe njëthudrakët në zonat me risk të lartë për shfaqjen e sëmundjes së Plasjes.

Në përputhje me zbatimin e Programit Kombëtar të Kontrollit të Plasjes, për vitin 2021, AKVMB ka nisur kryerjen e profilaksisë shtetërore për vaksinimin e e këtyre kafshëve.

Dozat e vaksinave administrohen falas nga veterineret zyrtarë të shërbimit në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.