Ballina Flash

COVID-19/ Mbretëria e Arabisë Saudite dhuron 23 respiratorë

TIRANË, 8 maj/ATSH/ 23 respiratorë janë dhuruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite për strukturat shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë zv/Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla dhe i ngarkuari me punë të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed Al Hedaithy.

Zv/ministri Nikolla falenderoi Qendrën e Mbretit Selman ‘Ndihma Humanitare’ për këtë donacion dërguar Shqipërisë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSëmundja e plasjes/ MBZHR: Vaksinimi po vijon në Shkodër
Artikulli tjetërMbështetje për bizneset me instrumente financiare dhe programe zhvillimi