Ballina Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit, përpunohen mbi 29 mijë tonë mallra

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në portin e Durrësit gjatë fundjavës vijon përpunimi i mbi 29 mijë tonë mallrave.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 4 anije tregtare me 10 750 tonë mallra çimento dhe ure, si dhe 340 konteinerë.

Ndërsa 5 anije janë në pritje me 18 432 tonë mallra të ndryshme si ure, çimento, llamarinë, skrap, gurë mermeri, etj.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, gjatë muajve janar-mars në port janë përpunuar 971,425 mijë tonë mallra gjithsej, ose 12 % më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2020.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Në verë vihet në punë impianti diellor energjitik në Vaun e Dejës
Artikulli tjetërProdhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet rreth 16 mijë MWh