Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet rreth 16 mijë MWh

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 520 m3/s, ndërsa prodhimi është rreth 16 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 520 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 296.20 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.48 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.33 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së shtunës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 4 971 MWh, në Koman 7 163 MWh dhe në Vaun e Dejës 3676 MWh./k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.