Ballina Aktualitet

Shkarkimi i Presidentit/ Nesër mbledhja e parë e Komisionit Hetimor

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Nesër në ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, njoftoi sot Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Kuvendit takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, me prezencën e anëtarëve të komisionit.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – 2 691 raste COVID-19 dhe 63 vdekje në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH miraton autorizimin e përdorimit urgjent për vaksinën kineze Sinopharm