GREQI – 2 691 raste COVID-19 dhe 63 vdekje në 24 orët e fundit

ATHINË, 7 maj /ATSH-ANA/ – Të dhënat laboratorike konfirmuan 2 691 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, shtatë prej të cilave u identifikuan pas kontrolleve në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në gjithsej 358 116, nga të cilat 51.2% janë burra.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim në kujdesin intensiv (ICU) është 749 (62,1% burra).

Që nga fillimi i pandemisë, 2 165 pacientë janë liruar nga ICU.

EODY njoftoi gjithashtu edhe 63 vdekje të tjera të konfirmuara nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në gjithsej 10 910 viktima./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.