Ballina Flash

Emetimet e Kinës tejkaluan botën e industrializuar

PEKIN, 7 maj /ATSH-DPA/ – Sipas një studimi, emetimet vjetore të gazeve serrë të Kinës në 2019 tejkalojnë emetimet e të gjitha vendeve të zhvilluara.

Në një krahasim me vendet e Bashkimit Europian, SHBA dhe anëtarët e tjerë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), studimi nga ”Rhodium Group” vlerëson se vetëm Kina ka kontribuar në 27% emetimeve të globit.

Ekuivalentët e CO2 janë një njësi matëse e përdorur për të standardizuar ndikimin klimatik të gazrave të ndryshëm serrë.

Studimi thotë se emetimet globale arritën 52 gigatonë të ekuivalentit të CO2 në 2019, një rritje prej 11,4% gjatë dekadës së kaluar.

Pjesa e Kinës me 27% të emetimeve globale ishte shumë më e lartë se ajo e SHBA, të cilat dolën të dytat me 11%.

Sipas llogaritjeve, India u ngjit në vendin e tretë për herë të parë me 6.6% të emetimeve globale të CO2 (CO2e).

Studimi gjithashtu tregoi që emetimet e Kinës janë trefishuar që nga viti 1990. Ato janë rritur me 25% gjatë dekadës së fundit.

Por, për shkak të popullsisë së saj të madhe, emetimet e Kinës për frymë mbetën dukshëm më të ulëta se ato të botës së zhvilluar. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Studimi më i madh në jetën reale konfirmon efikasitetin e Pfizer
Artikulli tjetërMbi 2 milionë e 390 mijë vaksina antikovid të kontraktuara/ Manastirliu: Ritëm i lartë vaksinimi, në mesataren e vendeve të BE-së