Ballina Bota

UKRAINË – Zelensky: Kërcënimi ushtarak rus ekziston

KIEV, 6 maj /ATSH-AFP/ – Kërcënimi ushtarak rus kundër Ukrainës ekziston, me Moskën që ka ulur vetëm pak numrin  e trupave të vendosura në kufirin e vendit, theksoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne mendojmë se reduktimi i numrit të trupave ruse është shumë i ngadaltë, ja pse kërcënimi vazhdon të ekzistojë”, theksoi Zelensky në një konferencë shtypi të përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rikonfirmoi sot mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, përfshirë që prej shtatë vitesh në një luftë me separatistët prorusë dhe pas një rishfaqje së fundi të tensioneve me Rusinë.

“Jam këtu për një arsye shumë të thjeshtë, për të rikonfirmuar me forcë, në emër të presidentit, Joe Biden (…) angazhimin tonë në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit të saj territorial dhe pavarësisë së saj”, theksoi ai gjatë vizitës së parë të një zyrtari të lartë të administratës së re amerikane që prej ardhjes në pushtet në janar.

Duke iu drejtuar homologut ukrainas, Dmytro Kouleba, ai këmbënguli në vullnetin amerikan për të ndihmuar në forcimin e demokracisë, për ndërtimin e institucioneve dhe dhe përparimin e reformave tuaja antikorrupsion.

Mbi këtë çështje, amerikanët dhe europianët presin që prej shumë vitesh avancime të dukshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Izraeli të ndalë ndërtimin e vendbanimeve të reja në Territoret Palestineze
Artikulli tjetërAsistenca sociale/ Procedurat e kryerjes së kontrollit për zbatimin e legjislacionit