Ballina Flash

Humbje e rëndë për Air France-KLM në T1 2021

PARIS, 6 maj /ATSH-AFP/ – Air France-KLM pësoi një humbje të rëndë prej 1,5 miliardë euro në tremujorin e parë, një një mjedis shumë të vështirë për sektorin ajror të goditur nga kriza shëndetësore, njoftoi sot grupi franko-holandez.

“Kufizimet e vazhdueshme të udhëtimit kanë rezultuar në një rënie prej 73,4% të numrit të pasagjerëve dhe 57% të të ardhurave krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 dhe fillimi i tremujorit të dytë nuk tregon ndonjë përmirësim të dukshëm të aktivitetit”, theksoi zyrtari kryesor financiar, Frederic Gagey në një konferencë shtypi.

Ai shpresonte për një rimëkëmbje gjatë verës.

Air France-KLM u rikapitalizua muajin e kaluar me ndihmën e shtetit francez, që dyfishoi pjesëmarrjen nga 14,3% në 28,6%.

Rënia e re në trafikun e pasagjerëve në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 pasqyron mbylljet e vazhdueshme të kufijve përballë pandemisë COVID-19./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE synon pajisjen me një forcë ushtarake për menaxhimin e krizave
Artikulli tjetërKontrabandimi i migrantëve nga vende të treta, në pranga 5 roje bregdetare