GJERMANI – Takim Maas-Çavusoglu për perspektivën turke në BE

BERLIN/ANKARA, 6 maj /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu do të takohet me homologun e tij gjerman Heiko Maas , për të diskutuar perspektivën e Ankarasë në BE.

Pala gjermane deklaroi se ”takimi në Berlin do të mbulonte çështje bilaterale dhe ndërkombëtare”, ndërsa pala turke tha se ”do të diskutohen marrëdhëniet e Ankarasë me Bashkimin Europian” .

Në janar, Çavusoglu dhe Maas u takuan në Ankara në funksion të rinisjes së bisedimeve eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë mbi ujërat e diskutueshme.

Përplasja me Greqinë dhe Qipron vitin e kaluar pa Turqinë që dërgonte anije kërkimore në ujërat e diskutueshme, ndërsa aleatët e BE dërgonin anije në rajon për të mbështetur pretendimet e Greqisë dhe, edhe Ankaraja edhe Athina, kryen manovra me fregata dhe avionë luftarakë.

Këtë vit, presidenti Recep Tajip Erdogan tha se ”Turqia është e gatshme të vendosë marrëdhëniet me BE përsëri në rrugën e duhur”.

Ankaraja është e etur të kthejë faqen në marrëdhëniet e saj me partnerin e saj më të madh tregtar, me ekonominë e goditur nga pandemia e koronavirusit.

Vizita e muajit të kaluar në Turqi e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të BE Charles Michel synuan të shënonin një fazë të re të bashkëpunimit BE-Turqi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.