Gradat për punonjësit e policisë së burgjeve/ Miratohen tri kategori

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për paraqitjen, formën dhe ndërtimin e gradave të punonjësve të policisë së burgjeve.

Sipas vendimit, paraqitja, forma dhe ndërtimi i gradave të punonjësve të Policisë së Burgjeve ndahet në tri kategori: gradat për punonjësin e rolit bazë; gradat për punonjësin e rolit të mesëm; gradat për punonjësin e rolit të lartë.

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.