COVID-19 – Gjermania e hapur për heqjen e certifikatave mbi vaksinat

BERLIN, 6 maj /ATSH-AFP/ – Gjermani është e hapur për një diskutim përsa i përket heqjes së certifikatave mbi vaksinat antiCOVID-19, parashikuar nga Uashingtoni, deklaroi kreu i diplomacisë gjermane.

“Ky është një diskutim për të cilin jemi të hapur”, deklaroi në një konferencë shtypi Heiko Maas duke shtuar që kjo është një pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes sepse bëhet fjalë për t’i dhënë fund kësaj pandemie të COVID-19.

Administrata e presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se mbështeste indenë për një heqje të certifikatave mbi vaksinat për të përshpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen duke theksuar se Uashingtoni merrte pjesë aktivisht në negociatat e ndërmarra në këtë kuadër me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Bashkimi Europian u shpreh gjithashtu i gatshëm për të diskutuar për një heqje të certifikatës së vaksinave, një çështje që do të diskutohet në samitin e 27 vendeve në Porto, duke  u treguar skeptike mbi efikasitetin e një mase të tillë për përshpejtimin e vaksinimit global.

“BE është e gatshme për të diskutuar për propozimin amerikan për të hequr mbrojtjen e pronësisë intelektuale mbi vaksinat antiCOVID-19, me qëllim përshpejtimin e prodhimit dhe shpërndarjes, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.