Meta takim me Edtstadler: Vlerësova mbështetjen e pakursyer të Austrisë

TIRANË, 6 maj /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler.

Ai tha se në takim vlerësoi miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

“Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë”, shprehet Meta. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.