Ballina Flash

SHBA autorizon vaksinën Pfizer për grupmoshën mbi 12 vjeç

UASHINGTON, 5 maj /ATSH-AFP/ – SHBA do të autorizojë vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për fëmijët e moshës nga 12 vjeç e lart duke nisur nga java e ardhshme, njoftuan mediat amerikane.

“Pfizer ka kërkuar një autorizim për përdorim urgjent të vaksinës së saj me destinacion fëmijët dhe adoleshentët të moshës nga 12 deri në 15 vjeç”, sipas CNN që citon një zyrtar qeveritar.

“Agjencia amerikane e Produkteve Ushqimore dhe Medikamenteve (FDA) do të ndryshojë rregulloren e saj për autorizimin e përdorimit meurgjencë të vaksonës, por procesi do të jetë i thjeshtë”, njofton CNN.

Vaccin Pfizer është aktualisht e autorizuar për persona e moshës mbi 16 vjeç në SHBA.

Shtrirja e vaksinimit tek adoleshentët mund të hapë fushatën e vaksinimit amerikan për miliona persona shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e vaksinimit arriti kulmin rreth 11 prillit përtej Atlantikut, dhe megjithëse 55% e të rriturve tani kanë marrë një ose më shumë doza, mbetet ende një rrugë e gjatë për të arritur imunitetin e tufës./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKampionati Kombëtar 5×5/ Diamant MFC shpallet kampione e zonës së Durrësit dhe shkon në play-off
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Shpresoj në një takim me Putinin