SHKUP, 5 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 viktima dhe 323 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153 137, ndërsa numri i vdekjeve në 5 016.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 714 pacientë të tjerë janë shëruar nga sëmundja e COVID-19, duke e çuar në 135 367 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 12 754./ /ervo/











