Ballina Aktualitet

Spiropali në Kamëz, merr më shumë vota sesa e gjithë lista e PD-së së bashku/ Mund Berishën, Bashën e Nokën

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, ka nisur prej disa orësh numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku bien në sy, të paktën deri tani, diferenca mes pëlqimeve të votuesve, dhe renditjes së kandidatëve nga partitë.

Interesante është bashkia e Kamzës, e njohur si bastion i PD-së, ku bie në sy se kandidatja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, deri në këto momente kur janë numëruar vetëm 20 kuti, ajo ka mundur të marrë 1138 vota, më shumë vota se të gjithë kandidatët e listë së PD së bashku në këtë zonë. Nga lista e PD-së, kryetari Lulzim Basha deri tani ka marrë 107 vota, Sali Berisha 106 vota, ndërsa kandidati i zones Flamur Noka 370 vota.

Duhet theksuar se në qarkun e Tiranës mandatohen 36 deputet dhe sipas rezultatit të arritur më 25 prill, në këtë qark, PS ka fituar 18 mandate, 15 mandate i ka marrë PD, 2 mandate LSI dhe 1 mandatë PSD

Sakaq, në Qarkun e Tiranës në tërësi, sipas informacioneve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se janë numëruar 135 qendra votimi nga 1243 në total. Në krye të listës së Partisë Socialiste deri më tani, kryeson Belinda Balluku me 4671 vota, e ndjekur nga Elisa Spiropali me 1642 vota. Po ashtu një numër të lartë votash ka dhe kandidati Fatmir Xhafaj me 2193 të tilla.

Në kampin e Partisë Demokratike më i votuari deri më tani është Belind Këlliçi me 2019 vota, i ndjekur nga Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha me 1798 vota, Agron Shehaj me 1367 vota dhe Grida Duma 1321 vota. /r.e/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Pas numërimit, t’ia bëjmë gati letrat e pensionit. Reagon Meta
Artikulli tjetërBULLGARI – Dështon edhe përpjekja e dytë për formimin e qeverisë