TIRANË, 25 prill/ATSH/-Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka votuar sot e shoqëruar edhe nga bashkëshorti dhe djali i saj.
Për mediat, Topalli tha se sot është një ditë ku do të fillojë ndryshimi për të gjithë shqiptarët.
“Jam e sigurtë se ndryshimi fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste një votë ndëshkimi për të gjithë ato që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhëtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”, tha Topalli.























