Ballina Bota

COVID-19 – India thyen të gjitha rekordet botërore

NJU DELHI, 22 prill /ATSH-AFP/ – India njoftoi sot rreth 315 000 raste të reja me COVID-19 të regjistruara 24 orët e fundit, gjë që përbën një rekord të ri botëror, në një kohë kur spitalet e Nju Delhit po përballen me një mungesë oksigjeni.

Vala e dytë epidemike, që i atribuohet një mutacioni të dyfishtë dhe mbajtja e grumbullimeve në masë që kanë favorizuar kontaminimet, zbuloi edhe një herë shkatërrimin e sistemit shëndetësor indian.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 314 835 kontaminime të reja, një bilanc ditor që asnjë vend në botë nuk e ka regjistruar deri tani.

Kjo e çon në 15,9 milionë numrin total të rasteve zyrtare të regjistruara në Indi, vendi i dytë më i prekur nga pandemia.

Në total, 2 074 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në Indi duke e çuar bilancin zyrtar të epidemisë në rreth 185 000 të vdekur./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas investimeve në infrastrukturën spitalore, Reforma në Shëndetësi në fazën e autonomisë/ Spitali Memorial i Fierit si qendër transferimi e dijes
Artikulli tjetër”Airbus” riorganizon prodhimin e avionëve