PARIS, 22 prill /ATSH-DPA/ – Grupi ”Airbus” ka në plan të riorganizojë prodhimin e saj të avionëve në Gjermani dhe Francë, deklaroi kompania.
Riorganizimi përfshin krijimin e kompanive të reja në pronësi të plotë të ”Airbus” në të dy vendet, për të optimizuar procesin e prodhimit dhe për të krijuar një strukturë të re industriale.
”Diskutimet janë aktualisht duke u zhvilluar edhe për vendosjen e ardhshme në Spanjë, theksoi ”Airbus”.
”Prodhimi është pjesërisht i fragmentuar brenda kompanisë, degëve dhe furnitorëve. Sidoqoftë, asambleja e avionëve duhet të shihet si një biznes kryesor dhe nevojiten ndërfaqe qendrore”, theksoi ”Airbus”.
Planet priten të zbatohen më 1 janar 2022. Kompania u ka prezantuar planet e saj partnerëve socialë.
Sipas planeve, do të krijohet një kompani me qendër në Gjermani që do të kombinojë aktivitetet e ”Stade”, asamblenë strukturore në Hamburg dhe ato të filialit të grupit ”Premium Aerotec”, aktualisht në Nordenham, Bremen dhe pjesërisht në Augsburg. /os/





















