Pas investimeve në infrastrukturën spitalore, Reforma në Shëndetësi në fazën e autonomisë/ Spitali Memorial i Fierit si qendër transferimi e dijes

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Spitalit Rajonal Memorial i Fierit, një financim prej 70 milionë euro, i realizuar falë mbështetjes së shtetit turk, mund të konsiderohet një stacion drejt fazës tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomisë Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë.
Kryeministri ndau një video me investimet kryesore në shëndetësi, ndërsa theksoi se “puna vazhdon”.
“Mirëmëngjes me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, tha Rama.
Investimet në shëndetësi nuk janë ndalur ndërkohë që janë ndërtuar një sërë, spitalesh e qendrash shëndetësore si spitali i ri i kirurgjisë në QSUT, pediatria e re Durrës, materniteti i ri i Lezhës, materniteti i ri i Sarandës, materniteti i ri i Korçës, spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, reanimacioni i Spitalit të Vlorës, poliklinika e re e Vlorës, poliklinika e re e Lushnjës, dispanceria e Tiranës.
Po ashtu është investuar në 300 qendra shëndetësore, si dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Farmacia Qendrore në QSUT, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Spitali Onkologjik, Qendra e Konsultave në QSUT, Spitali i Shkodrës, Pediatria e re e Tiranës, Spitali Memorial Fier.
/m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.