FUTBOLL – 97% e tifozëve britanikë të etur të kthehen në stadiume

LONDËR, 21 prill /ATSH-DPA/ – Tifozët britanikë të futbollit duket se janë të gatshëm të ripërqafojnë ngjarjet e drejtpërdrejta pasi një sondazh britanik i sporteve zbuloi se 97% e spektatorëve janë gati të jenë sërish në stadiume.

Udhërrëfyesi i qeverisë për të lehtësuar kufizimet pas pandemisë së koronavirusit do të shohë portat e hapura në stadiume muajt e ardhshëm.

Të paktën 4 000 tifozë morën pjesë në triumfin e ”Leicester” ndaj ”Southampton” në ”Wembley” të dielën e kaluar.

Kjo shifër është vendosur të dyfishohet për ndeshjen finale të Kupës së Ligës këtë fundjavë midis ”Manchester City” dhe ”Tottenham”, me orarin që lejon së shpejti tifozët të hyjnë në vende të tjera në shumë sporte.

Një sondazh sportiv në Britaninë e Madhe pyeti më shumë se 50 000 tifozë nëse ata do të ishin të gatshëm të ktheheshin në ngjarje të mëdha sportive në të ardhmen, me 97% që thanë ”po”.

Shqetësimi kryesor i të anketuarve në sondazh duket të jetë udhëtimi për dhe nga një ngjarje sportive, me 60% të tyre që thonë se ”nevoja për të marrë transportin publik mund t’i parandalojë ata të marrin pjesë në këto evente”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.