SpaceX përgatitet për dërgimin e katër astronautëve drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

UASHINGTON, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – SpaceX do të dërgojë katër astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për misionin e dytë rutinë që kur SHBA-ja rifilloi fluturimet drejt hapësirës, dhe për herë të parë me një europian në bord, francezin, Thomas Pesquet.

Fluturimi është parashikuar më 22 prill në orën 06:11 (10:11 GMT) që nga qendra hapësinore Kennedy në Florida.

Misioni i quajtur Crew-2 përfshin dy astronautë amerikane,  Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, japonezin, Akihiko Hoshide dhe Thomas Pesquet nga Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).

Të gjithë kanë qenë tashmë në hapësirë.

Agjencia Europiane e Hapësirës nga ana e saj e mbiquajti misionin “Alpha”, duke iu referuar Alpha Centauri, sistemit yll më afër sistemit tonë diellor.

SpaceX, themeluar nga Elon Musk, iu bashkua NASA-s për transportin hapësinor në një kohë kur kapsula Starliner e Boeing akumuloi vonesa në fluturimet e saj provë.

Suksesi në maj 2020 i fluturimit të parë provë të drejtuar nga SpaceX theu monopolin rus në fluturimet për në ISS dhe u ktheu amerikanëve aftësinë për të përmbushur këtë arritje, pasi programi i anijes hapësinore “Shuttle” përfundoi në 2011./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.