BERLIN, 21 prill /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se pavarësisht nga dallimet e thella midis Gjermanisë dhe Kinës, të dy vendet duhet të përqendrohen në bashkëpunimin midis tyre, në vend të përballjes, në komentet e bëra sot përpara bisedimeve me homologun e tij kinez, Wang Yi.
“Sipas këndvështrimit tonë, shkëputja është rruga e gabuar për t’u ndjekur”, tha Maas.
“Kina është një partnere, konkurrente dhe rivale sistematike(…) Dialogu konstruktiv është veçanërisht i rëndësishëm për të zgjidhur konfliktet”, shtoi ai
Bisedimet e tij me Yi janë pjesë e konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kineze.
Të mërkurën e ardhshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri kinez, Li Keqiang, do të presin një videokonferencë midis kabineteve të të dy vendeve./ /ervo/






















