UASHINGTON, 21 prill /ATSH-DPA/ – Departamenti i Transportit të SHBA kërkon të hedhë një vështrim tjetër në procesin e mbikëqyrjes për ricertifikimin e aeroplanit të famshëm të pasagjerëve ”Boeing” 737 Max.
Pas dy aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi, që rezultuan me 346 vdekje, shkaku kryesor i tyre u konsiderua të ishte softueri i gabuar i kontrollit që drejtonte avionët në tokë.
”Ne ndërmorëm një seri rishikimesh në lidhje me certifikimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë të këtij tip avioni”, deklaroi Departamenti i Inspektorit të Përgjithshëm të Transportit.
“Qëllimi ynë është të vlerësojmë proceset dhe procedurat për ‘Boeing’ 737 Max”, deklaroi Eric Soskin, inspektor i përgjithshëm i Transportit. /os/























