OKB: Jeta e miliona grave drejtohet nga të tjerë

NJU JORK, 14 prill /ATSH-DPA/ – Miliona grave në të gjithë botën u është mohuar liria për të marrë vendime në lidhje me trupin e tyre, sipas një raporti të lëshuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Informacione nga 57 vende, shumica e tyre në Afrikën Subsahariane zbuloi se vetëm rreth gjysma e vajzave adoleshente dhe gratë mund të marrin vendime “të cilat janë baza e autonomisë dhe integritetit të trupit”.

”Këto përfshijnë lirinë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur”, sipas raportit të lëshuar nga UNFPA.

Shefja e UNFPA Natalia Kanem i etiketoi gjetjet si “skandaloze”, duke thënë se në thelb “qindra miliona gra dhe vajza nuk zotërojnë trupat e tyre”.

”Jeta e tyre drejtohet nga njerëz të tjerë”, theksoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.