FOTOGALERI/ Magjia e Vlorës

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Në këto 8 vite Vlora është transformuar tërësisht nga investimet e kryera nga qeveria shqiptare.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka publikuar një kolazh fotosh të kryera nga disa të rinj ku duket transformimi që ka pësuar qyteti bregdetar.

“Fotografoj qytetin tim, Vlora. Një kolazh fotosh artistike, çdo copëz peizazhi e Vlorës shpaloset nëpërmjet talentit të fotografisë, me qetësinë e perëndimeve, me natyrën e bukur e të veçantë, me ngjyrat e magjishme dhe me aktivitetet sportive në mal, det, dhe ajër! Të rinjtë e Vlorës kanë shkrepur momente magjike, t’i zgjidh të preferuarën nëpërmjet”, shprehet ai.

Vlora është një nga destinacionet turistike më të preferuar nga vendas dhe kryesisht të huaj, ofron male me borë, lartësi të mëdha, bregdetin dhe plazhe fantastike, por nga investimet e fundit ajo është bërë e magjishme, të ofron kushte moderne, parqe, kënde lojërash dhe mbi të gjitha pamje fantastike, siç edhe sjellë ky kolazh votosh nga të rinjtë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.