Gjonaj me banorët e Njësisë 7: PS forcë politike e sprovuar që ka përmirësuar jetën e banorëve

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Banorët e Njësisë 7 janë në unison të plotë për të blinduar votat e për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike e sprovuar që ka përmirësuar jetën e banorëve.

Etilda Gjona, kandidate e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 7, pjesë e qendrës së votimit 1919/1, ku sipas saj ndihet fryma dhe entuziazmi i fitores.

“Tek Njësia 7 midis banorëve të Qendrës së Votimit 1919/1 frymon entuziazmi i fitores dhe vijimësisë për të ardhmen e Shqipërisë duke garantuar votën tek Partia Socialiste e Shqipërisë”, – deklaron Gjonaj.

“Banorët e Njësisë 7, kudo në çdo skaj, qendër apo rrethina, janë në unison mendimi për t’i blinduar votat te PS12, si e vetmja forcë politike e sprovuar për ato që ka bërë dhe çka kërkon të realizojë për të përmirësuar jetët e njerëzve e për integrimin europian të vendit”, – nënvizon Gjonaj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.